BDI dhe Aleanca humbet drejtorinë e Doganave, ja kush do të jetë?!

Published on 26-07-2017

Qeveria në mbledhjen e sotme pritet që të bëj një sërë emërimesh duke mbushur kështu vakumin e funksionimit të institucioneve shtetërore në eshalonin e tretë dhe të katërt qeveritarë, transmeton Zhurnal.mk

Kështu, krahas emërimeve të anëtarëve të bordeve të ndryshme nëpër drejtori dhe agjenci të ndryshme shtetërore, qeveria pritet të emërojë dhe drejtor nëpër drejtori të mëdha dhe të rëndësishme madje.

Sipas asaj që shkruan Telma, drejtor i ri i Doganave pritet të jetë Igor Milev i cili për momentin është anëtarë i Komisionit shtetërorë zgjedhorë.

Ndryshe, burime të Agjencisë së lajmeve Zhurnal bëjnë të ditur se në kombinatorikë për këtë post kanë qenë dy ish funksionarë të lartë të BDI-së të cilët kanë pasur poste të rëndësishme qeveritare e që për momentin nuk drejtojnë ndonjë institucion.

Kështu, nga dega e Çairit në kombinatorikë ka qenë ish ministri i ekonomisë Bekim Neziri i cili njëherit ishte dhe shef i shtabit qendrorë zgjedhor të BDI-së si dhe nga dega e Sarajit ish ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti.

Për arsye se për këtë post të rëndësishëm ka pasur shumë ‘luftë’ mes dy degëve asaj të Sarajit dhe Çairit, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka vendosur që këtë drejtori t’ia jap LSDM-së kurse në këmbim të merr dy drejtori tjera poashtu të rëndësishme.

Ndërkohë që shihet se LSDM tashmë ka bërë gati kandidatin e saj për këtë drejtori dhe atë njeriun e afërt të kreut të LSDM i cili mbrojti interesat e Zaevit në Komisionin shtetërorë zgjedhorë gjatë kohës së krizës dhe mbajtjes së zgjedhjeve.

Enjoyed this video?
milev
"No Thanks. Please Close This Box!"