BDI në ankth, sulmon votuesit shqiptarë të LSDM-së

Published on 17-08-2017

Derisa në zgjedhjet e mëparshme parlamentare apo lokale BDI ‘përplasej’ me partitë shqiptare, kësaj here nuk është lënë anash as LSDM-ja, e cila është shprehur hapur se synon votën shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kanë disa ditë që protagonisë të BDI-së po sulmojnë mbështetësitë shqiptarë të LSDM-së për të minimizuar rolin e tyre në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Një debatë i përcjellë me replika dhe akuza të shumta po zhvillohet mes zyrtarit të lartë të BDI-së, Artin Spahiu dhe mbështetësit të LSDM-së nga Sllupcani i Likovës, Hadi Osmani.

Spahiu e ka quajtuar qyqar Osmanin, duke e akuzuar për votën e dhënë për një parti maqedonase.

“Hadi, shqiptarët përsëri vendosën për shqiptarê,për partitë shqiptare, ndërsa shqiptarër qyqarë si puna jote, edhe pse i dhanë ” bythën” LSDM-së, nuk arriti ta fiton Gruevskin

Gruevski nuk u rrêzia nga ju dhe Zaevi, por nga partitë shqiptare që nuk pranuan të bëjnë koalicion me të. Prandaj Hadi unë nuk kam ndërmend të kërkoj falje se kam përmendur tradhtinë gjersa ju nuk turpëroni për atë që keni bërë”, është shprehur Spahiu.

Ndërkaq, Hadi Osmani ka kërkuar nga Spahiu që tu kërkoje falje 70 mijë shqiptarëve që votuan LSDM-në, përfshirë këtu edhe dibranët e tij.

“Partia te ciles i takon Artini gjithmone thoshte se populli nuk gabon dhe populli ta jep legjitimitetin e tash ai e quan popullin butak. Del qe butak, madje edhe amebe na qenka vete Artin Spahiu. Populli shqiptat ne Maqedoni dha vleresimin me te mire. Ata te Dibres e delegjitimuan Artin Spahiun, ndersa ata te Maqedonise lindore e deklasuan ate. Nuk jane shqiptaret ne Maqedonine lindore aq sa mori vota ky butak, jane me shume, po ata jane ne mesin e 70 mije shqiptareve qe votuan LSDM-ne”, theksoi Osmani. (INA)

Enjoyed this video?
bdi-1
"No Thanks. Please Close This Box!"