BDI nxit konflikt mes Besës dhe Aleancës, por ja si ja kthejnë ata

Published on 30-09-2017

BDI ka filluar një strategji të re, për të nxitur konflikt mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët, me qëllim që të defokusojë vëmendjen e opinionit nga dështimet e kryetarëve të deritanishëm të BDI-së. Portale të afërta me BDI-në ditëve të fundit kanë filluar të publikojnë lajme me të cilat i vardisen Lëvizjes BESA. Me këto shkrime integristët shpresojnë që të nxisin reaksione nga të dyja palët dhe dy partitë të harojnë dhe të ndërpresin akuzat ndaj BDI-së. Por burime nga Lëvizje BESA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë thënë për portalin tonë se nuk e kanë lexuar këtë lojë dhe nuk e kanë ndërmend t’ia kryejnë këtë shërbim BDI-së. Nga APSH dhe BESA thonë se nuk do të akuzohen ndërmjet veti, por prioritet do të kenë denoncimet e krimeve të BDI-së dhe humbjen e partisë së Ahmetit në zgjedhjet lokale./Albportali/

Enjoyed this video?
bb
"No Thanks. Please Close This Box!"