Bejta uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Published on 26-05-2017

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta përmes një mesazhi ka uruar besimtarët e fesë Islame me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

“Në muajin e shenjtë të Ramazanit, simbol i sakrificës, devotshmërisë, bamirësisë dhe adhurimit, të gjithë të jemi të bashkuar për të ndihmuar nevojtarët, jetimët dhe njerëzit e vetmuar, që edhe ata të ndihen të barabartë me gjithë të tjerët. Është ky muaji që na sjell begati dhe gëzime në sofrat tona dhe na jep mundësinë që të pastrohemi nga mëkatet dhe të shpërblehemi për agjërimin dhe gjërat e mira që bëjmë. Në emrin tim personal, bashkëpunëtorëve dhe administratës komunale, të gjithë qytetarëve ua uroj nga zemra Muajin e Madhërishëm të Ramazanit duke ju uruar agjërim të lehtë, me dëshirat më të mira që të mbretërojë paqja dhe harmonia midis nesh. Me fat ju qoftë Muaji i Bekuar i Ramazanit!” thuhet në urimin e Kryetarit të Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta.

Sikurse edhe viteve të tjera, Komuna e Gostivarit do të kyçet në shumë aktivitete që do të realizohen me rastin e muajit të Agjërimit.

Enjoyed this video?
Bejta-uron-besimtarët-myslimanë-për-muajin-e-Ramazanit-750x430
"No Thanks. Please Close This Box!"