Bekim Saliu: BDI është duke bërë gjenocid mbi popullatën e Çairit (FOTO)

Published on 03-07-2017

“Gjenocidi dhe politika e kompenzimit e BDI-së ne Çair
Çairi dikur në mbamendjen e Çairasve ishte i njohur si lagjia më e gjelbërt në qytetin e Shkupit. Fakti që Çairi gëzonte këtë status edhe në kohët më të vështira të politikës shtetërore ndaj Shqiptarëve të Maqedonisë shton hidhërmin për gjenocidin ndaj kësaj Lagje të cilën e bëri BDI në ditët e sotme.
-Dikur secila ndërtesë në Cair kishte oborrin e vet te gjelbër ndërsa sot ato u uzurpuan dhe ndërtuan ndërtesa te reja duke shpërfillur vullnetin e banorëve te Lagjeve. Sot ato oborre nuk janë më dhe kjo për faktin ”e politikes të Kompenzimit ”
-Asnjëher Çairasit nuk mbajnë mend që pas secilit shi të kenë problem me ujërat e zeza ndërsa sot Çairasit kanë problem me ujërat e zeza për shkak se ”BDI punoi me kompenzime” dhe jo për banesat shtesë të ndërtoje rrjetë shtesë te kanalizimit.
-Komunistët e Maqedonisë e ndërtuan një pishinë në Çair të cilës vetëm i mungonte përfundimi dhe vënia në funkcion. Sot, ai objekt mund të quhet çdo gjë tjetër përveç se pishinë. Dhe kjo normalisht me rregulla të ”politikës të kompenzimit”
-Vendet e gjelbërta dikur ku loznin fëmijët , takoheshin të moshuarit u zëvendësuan me objekte banesore dhe afariste. Askush nuk mund ta spjegojë se si është e mundur kjo te bëhet sipas logjikës arkitekturiale e ligjore mirëpo të gjithë e dinim se logjika e kompenzimit e BDI-së i thyen të gjitha logjikat tjera.
Zotri, askush nuk ka asgjë për tju dhënë që ti mbushni xhepat. Fakti që ju sot, me politikat tuaja stimuloni në vazhdimsi ikje të popullatës nga Çairi, pamundësoni hapsirë për jetë të mirëfilltë në Çair, e veçanrisht për fëmijë dhe pleq, verifikon bindjen se jeni duke bërë gjenocid”, – shkruan kryetari i degës së BESËS në Çair, Bekim Saliu.

Enjoyed this video?
bekim-saliu
"No Thanks. Please Close This Box!"