Berberët e rrugës në Pakistan, më të preferuar sesa floktoret

Published on 03-11-2017

Berberët e rrugës, të cilët është e mundur të vërehen në çdo cep në Pakistan, kanë më shumë popullaritet në mesin e klientëve krahasuar me floktoret, meqenëse ofrojnë shërbime me çmim më të ulët dhe janë më të shpejtë.

Fama e berberëve të rrugës në kryeqytetin e vendit Islamabad kalon kufijtë e shtetit. Sado që mund të ketë probleme në aspektin e higjienës, berberët e rrugës parapëlqehen për shkak të çmimit të lirë dhe shërbimeve praktike.

Qethja dhe rroja mund të kryhen madje për një çmim prej më pak se një dollar.

Eshref Han, 32 vjeç, një nga berberët i cili ofron shërbimet në një nga cepat e rrugëve në Islamabad, për Anadolu Agency (AA) thotë se këtë punë, të cilën e bën me dashuri, e ka trashëguar nga i ati i tij.

Han thotë se që prej 25 vitesh, jetesën e sigurojnë duke punuar si berberë rruge. “Unë bëj rroje të çfarëdo stili. Tregtarët që gjenden në këtë zonë më parapëlqejnë mua për një rroje të lirë dhe të shpejtë”, tregon ai.

Han thekson se nuk e ka kapitalin e nevojshëm për të hapur dyqan, duke shtuar se floktoret dhe rrojtoret i shohin berberët e rrugës si konkurrentë.

Han, i cili nga njëra anë rregullon flokët e klientëve e nga ana tjetër i jep direktiva ndihmësit të tij, thotë klientëve që dëshirojnë u bën edhe masazh në kokë dhe shpatulla.

Enjoyed this video?
thumbs_b_c_8d17ad3f74c6f2c087c8606cdd6d8a06
"No Thanks. Please Close This Box!"