Berisha: Shporru sa më shpejt Edi maska, ose ‘rambot’ e Demokracisë të tërheqin zvarrë

Published on 23-03-2017

saliberisha

Nga çadra ku po qëndron më shumë se një muaj duke protestuar e duke kërkuar një qeveri teknike dhe largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit, ish kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për ngritje të rinjve dhe largimin e Ramës më ceremoni.

“Dua t’i them Edi maskës se në 18 shkurt në rrugët e Tiranës vërshuan qindra mijëra qytetarë, por vërshuan gjithashtu lumenj urrejtje kundra teje, e cila në qoftë se nuk do të dominohej do të kapte ty edhe në strofullin e maleve të Sharrit ku ishe futur. Mirëpo çka ndodhur tani pas 35 ditësh. Nëse shpresa është ngjallur më shumë se kurrë në mbarë Shqipërinë, ty të shohin si një kufomë politike dhe të ardhmen e shohin tek opozita, tek Lulzim Basha. Problemi është se krahas shpresës dhe besimit, neveria dhe padurimi për të qëruar nga pushteti po bëhen aq të mëdha saqë mos uro kurrë të presësh një tjetër 18 shkurt se do të jetë fundi yt i tmerrshëm. Asnjeri në historinë e lirisë nuk e ka keqpërdorur pushtetit ndaj qytetarëve të tij siç e ke përdorur ti në 4 vite. Ti ke rritur 4 herë varfërinë e shqiptarëve”, deklaroi ish-Kryeministri Berisha.

Ai bëri thirrje për qëndresë të protestës deri në momentin e largimit të Ramës. ” Durimi i shqiptarëve po soset. Se jo xhelati i diktaturës Fatmir Xhafaj por dhe xhelatët e diktaturës Spiro Koleka, Kristaq Rama e Enver Hoxha po të ngrihen nga varri nuk të shpëtojnë dot. Largohu. Shporru sa më shpejt”, ishin fjalët e Berishës drejtuar militantëve dhe deputetëve të opozitës./Gazeta Express/ 

Enjoyed this video?
saliberisha
"No Thanks. Please Close This Box!"