Besa i quan manipulime fjalët që Ahmeti i tha pas takimit

Published on 29-06-2017

Përmes një kumtese, Lëvizja Besa konsideron se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë një gaf, për gjoja BESA qenka fajtore që nuk po zgjidhen rastet “Sopoti” dhe “Monstra”.

Prandaj, Lëvizja BESA e pyet publikisht atë se në cilin vit ndodhën këto dy raste të montuara dhe kush ishte në pushtet në atë kohë?

Në kumtesën e kësaj partie, mes tjerash thuhet se ”ne e dimë se me pleqëri fillon amnezioni, por është mirë ata që i rrinë pranë t’ia kujtojnë se gafet e këtilla nuk i bëjnë mirë as atij si politikan, e as partisë që ai përfaqëson. Nëse zbardhja e rasteve “Sopot” e “Mostra” varen nga një komision parlamentar, ky është manipulimi i radhës që

BDI-ja mundohet ta bëjë me shqiptarët. Tashmë po shihet qartë se ata qëllimisht ia paskan kanë lënë BESËS këtë komision, që kështu të kenë një alibi për gjetur një mundësi për ta akuzuar.

Prandaj nëse ajo parti mendon se këto raste varen nga ky komision, për BESËN nuk është problem që BDI-ja ta marrë edhe atë komision, siç i kanë marrë edhe komisionet e tjera pa asnjë konsultim paraprak me BESËN. Dhe, nëse përmes këtij komisioni i zgjidhin këto raste, ne do ta përshëndesim suksesin e tyre”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Besës.

Enjoyed this video?
besa
"No Thanks. Please Close This Box!"