“Betmenit”, të VMRO-së tash i kujtohet se Maqedonia është shtet i përbashkët (Video)

Published on 09-08-2017

Dje është zhvilluar ndeshja e Super Kupës evropiane, në stadiumin e qytetit të Shkupit “Telekom Arena”. Pak para fillimit të ndeshjes, kamerat e mediave të ndryshme kanë kapur disa politikanë për t’i pyetur se për cilën skuadër ata bëjnë tifo. Në mesin e të kapurve është edhe pesoni i cili u bë i njohur në protestat radikale të VMRO-së kundër të ashtuquajturës “Platforma Shqiptare”, Bogdan Ilievski (Betmen), shkruan gazeta Lajm.

Mes shumë pyetjeve që gazetari i drejton Ilievskit, është edhe kjo se a duhet të respektohen edhe kundërshtarët politik, persona me mendime të ndryshme dhe përkatësi politike ndryshe, ashtu siç po respektohen këto ekipe sportive?

“Kuptohet jo vetëm partitë politike, por duhet të respektohen edhe njerëzit e ndryshëm që u takojnë partive të ndryshme, duhet të rrespektojmë njëri-tjetrin në përditshmëri, pa dallim pati ose jo ndonjë ndeshje futbolli. Ne jemi njerëz që jetojmë në një shtet të vogël e të përbashkët dhe duhet që të kemi sjellje dhe mendime të mira për njëri tjetrin”, tha Ilievski.
Betmen deklaratën e tij e përfundon duke thënë se nuk është patjetër ta duam, të kemi dashuri për kundërshtarët, por më se e nevojshme është të rrespektojmë ata.

Zorti Ilievski, më tregoni se a është më leht të ndrohet klubi I zemrës ose partia politike?, ishte pyetja e tjetër e gazetarit.

“Nuk e di, nuk e kam provuar atë ndjenjë sepse nuk kam ndryshuar ndonjëher as klubin po as partinë politike”, u përgjigj shkurt “Betmeni”.

Enjoyed this video?
Bogdan-Ilievski-pred-Vlada
"No Thanks. Please Close This Box!"