Bexheti: Veprimet e presidentit Ivanov, të paparashikueshme, por në aspektin negativ (Video)

Published on 26-01-2017

abdylmenafbexheti

Në emisionin “InBox debativ” në Lajm Tv mysafir dhe debatues të radhës ishin akademiku Abylmenaf Bexheti, ish deputeti, Qani Aliu si dhe analisti dhe profesori universitar Ramadan Ramadani.

Akademiku Bexheti thotë se të gjitha ngjarjet që kanë rrjedhur deri më tani janë ngjarje të cilat nuk kanë ndodhur rastësisht. Sa i përket dorëheqjes së presidentit Bexheti nuk donë të rrezikoj e të bëj ndonjë parashikim sepse siç thotë vet ai veprimet e presidentit janë të paparashikueshme por në aspektin negativ.
Sipas akademikut  nëse ndodhë që blloku shqiptar të përcaktohet për alternativën e opozitës që sipas tij është edhe opsion real për momentin edhe në aspekt kushtetues presidenti do jetë i detyruar ta bëj një gjë të tillë

“Një president si zoti Ivanov është i pa parashikueshëm, në kuptimin negative të fjalës se si mund të sillet. Veprimet që ai ka bërë janë jashtë çdo logjike, matrice normale do thoja, dhe realisht nuk do rrezikoja që të parashikoja reagimet e ti, por një gjë e di se detyrimisht, normativisht, sipas normës kushtetuese ai është i detyruar të bëj një gjë të tillë, pra nenin 90-të  i kushtetutës i cili nuk është amanduar asnjëherë prej momentit të sjelljes së kushtetutës, saktësisht definon pa alternative detyrimin e ti kush do dëshmoj se ka shumicë.
Dhe unë mendoj se ndërkohë nëse nuk do ndodh VMRO dhe blloku shqiptar do përcaktohet për alternativën, opozitën, për atë që është opsion real për momentin flas ligjërisht dhe në aspekt kushtetues ai do të jetë i detyruar një gjë të tillë ta bëj. Ka edhe parashikime se mund të kërkojnë dorëheqjen e ti, apo në situatat të tilla rolin ta luaj spikeri i parlamentit i cili jo rastësisht doli dhe udhëhoqi seancën e parë të parlamentit. Dua të ju rikujtoj se nuk kanë qenë të rastësishme të gjitha këto ngjarje që nuk u bë sipas ligjit që seancën konstituive ta udhëheq deputeti më i vjetër në moshë por vazhdoj që atë ta bëj ish spikeri mund të ndodhin dhe të parashikohen atje”, tha akademik Abdylmenaf Bexheti në emisionin “InBox debativ” në LAJM TV

Enjoyed this video?
abdylmenafbexheti
"No Thanks. Please Close This Box!"