Big Basta e lë vetëm Vesën për ditëlindje, por ka një urim special (Foto)

Published on 12-05-2017

Sot është një ditë shumë e veçantë për këngëtaren e njohur shqiptare Vesa Luma.

Këngëtarja sot feston ditëlindjen  e saj të 31-të, transmeton Gazeta Express.

E Vesa në këtë ditë festë për të ka pranuar urime e dhurata të shumta.

Natyrisht urimi më i mirë vjen nga bashkëshorti i saj, reperi i njohur nga Shqipëria Big Basta.

Basta përveç që është shumë i njohur me muzikën e tij, ai dëshmon se është edhe një bashkëshort shumë romantik.

Basta është kujdesur që ditëlindjen e bashkëshortes së tij ta bëj sa më të bukur.

Ai në profilin e tij në Instagram ka postuar një fotografi të Vesës e duke shprehur fjalët më të mira për të.

Basta ka shkruar se sot feston ditëlindjen gjysma më e mirë e tij. Basta shprehet tejet i lumtur që ka në jetë një bashkëshorte si Vesa. Mirëpo ai shprehet i mërzitur që ai sot nuk mund të festoj së bashku me të dhe djalin e tyre të vogël Lianin.

‘Gjysma ime me e mire ka ditelindjen. Te pakta jane fjalet per te pershkruar ndjenjen qe kam per ty qe nga momenti pare kur u njohem, dhe sidomos tani qe me ke dhene nje shpirt tjeter si fryt i dashurise sone! Nuk ka njeri me perfekt dhe me human ne shpirt sesa ti zemra ime, qe cdo dite me surprizon dhe me ngroh zemren me sjelljen tende prej nëne, gruaje, shoqe dhe motre. Jam i lumtur qe jam i joti dhe qe sot te dua me shume se dje, dhe neser do te te dua me shume se sot! Me vjen keq qe nuk jam me ty dhe Lian sot, por me mendje dhe shpirt jam aty! Gezuar ditelindjen jeta lalit! U befsh me shume vite se emri yt’, kishte lënë mbishkrim Big Basta në fotografinë që ka postuar.

Një ditë më parë Vesa ka treguar për fansat e saj se të shtunën do të publikojë këngën e saj më të re. /Gazeta Express/

big-basta_1494580080-4148691

Enjoyed this video?
vesa-5352_1494580238-4199844
"No Thanks. Please Close This Box!"