Bilali meritor për barazimin e Rabotnickit ndaj Dinamo Minsk

Published on 14-07-2017

Bilali meritor për barazimin e Rabotnickit ndaj Dinamo Minsk

Rabotnicki barazoi 1-1 kundër Dinamo Minsk në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator në Ligën e Europës. Ndeshja u luajt në kompleksin “Petar Milloshevski” në FFM.
Musafirët të parët kaluan në epërsi, kurse vendasit barazojnë në minutën e 90-të të takimit përmes penalltisë që në gol  e konvertoi Najdenov. Kujtojmë se në zonën e rreptësisë në mënyrë të palejuar u ndal mbrojtësi Amir Bilali, i cili pati një debutim të suksesshëm te “romantikët”. Bilali në lojë hyri në minutën e 55-të. Për Rabotnickin titullar luajti Suad Sahiti, kurse Kadriu dhe Emir Sahiti u inkuadruan në pjesën e dytë. Ky i fundit u ndishku me karton të kuq.
Ndeshja e kthimit mes Dinamo Minsk dhe Rabotnickit do të luhet në Bjellorusi të enjten e ardhshme./lajm

Enjoyed this video?
Bilali meritor për barazimin e Rabotnickit ndaj Dinamo Minsk
"No Thanks. Please Close This Box!"