Birraria e Shkupit shprehet e zhgënjyer me gjobën milionëshe të shqiptuar ndaj saj

Published on 23-05-2017

Birraria e Shkupit ka reaguar në media në lidhje me vendimin e Komisionit për mbrojtje të konkurencës (KMK) e cila e ka dënuar këtë kompani me 5.8 milionë euro

 

Birraria bën të ditur se ka marrë vesh sot nga mediat për dënimin e bazuar në dispozita të disa marrëveshjeve të kompanisë që nuk përputhen me Ligjin për mbrojtje të konkurencës.

Kompania në fjalë shprehet e zhgënjyer nga Komisioni për këtë vendim, siç thonë, duke mos i marrë parasysh argumentet e Birrarisë, duke shtuar se janë dyfish të zhgënjyer për një dënim kaq të lartë.

Sipas tyre, ky dënim nuk është në pajtim me politikat e mëhershme të dënimeve të këtij komisioni dhe se nuk korrespondon me praktikat e mëhershme të trupave tjerë që merren me konkurencën në Evropë dhe më gjërë.

Birraria shprehet se vazhdimisht respekton çështjet e konkurencës dhe është e bindur se vendimi për ta gjobitur do të shfuqizohet së shpejti nga gjykata, ku kompania do ta dërgojë rastin.

Enjoyed this video?
Birra-e-Shkupit-780x439 (1)
"No Thanks. Please Close This Box!"