Boçvarski: Shumë shpejt do të miratohet ligji për pagën minimale

Published on 19-08-2017

Sot, nënkryetaru i LSDM-së, Bllagoj Boçvarski, paralajmëroi se së shpejti të gjithë të punësuarit do të kenë pagë minimale të garantuar me ligj prej 12.000 denarë pasi që ngadalë po largohen të gjitha bllokadat dhe pengesat në Kuvendin e RM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ky ligj do të vlejë edhe për mijëra të punësuar në industrinë e tekstilit dhe lëkurës të cilët më nuk do të jenë të diskriminuar dhe të marrin pagë minimale prej 9.000 denarë, siç ka qenë deri më tani. Kjo masë është e harmonizuar me punëshënësit dhe përkrahet nga sindikatat, ndërsa Qeveria me mjete nga buxheti do t’ju ndihmojë ndërmarjeve të bëjnë pagesën e shumës së paraparë me ligj’, tha Boçvarski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai tha se përveç pagës më të lartë minimale dhe harmonizimin në të gjitha sektorët ekonomik, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, për dallim nga Qeveria e OBRM-PDUKM-së bën rritjen e pensioneve dhe i rregullon në pajtim me harxhimet për jetesë

Enjoyed this video?
Blagoj-Bocvarski-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"