Bomba vjen nga Portugalia: Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi

Published on 16-06-2017

Bomba vjen nga Portugalia Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi

Lajmi ka rënë si bombë te Real Madridi. Sipas gazetës portugeze “A Bola”, Cristiano Ronaldo e ka marrë vendimin për ta lënë grupin e bardhë këtë verë, pas ankesës së prokurorit, e cila e akuzon atë për shpërdorimin e 14.7 milionë eurove, që nuk kanë përfunduar në thesar, por ka bërë evazion. Gazeta portugeze ka thënë që pavarësisht se publikisht Cristiano ka shprehur “ndërgjegje të pastër”, ai është i lodhur me hetimin e thesarit spanjoll. Kjo është arsyeja pse ai e ka manifestuar tashmë te presidenti Florentino Perez “vendimin e pakthyeshëm” për t’u larguar nga Spanja. Cristiano Ronaldo është i përqendruar në këto momente te kombëtarja e Portugalisë, me të cilën është duke u përgatitur për Kupën e Konfederatave, që do të mbahet në Rusi nga e shtuna e 17 qershorit.

Real Madridi ka treguar mbështetje të pakushtëzuar për Cristiano Ronaldon nëpërmjet një deklarate, në të cilën deklarohet se “absolutisht janë të bindur për pafajësinë e portugezit. Ai ka treguar gjithmonë, që nga ardhja te Real Madridi, në korrik 2009, një vullnet të qartë për të përmbushur të gjitha detyrimet e veta tatimore”. E njëjta gazetë portugeze, “A Bola”, javën e kaluar ka raportuar se Real Madridi do të marrë një ofertë prej 180 milionë eurosh për Cristiano Ronaldon. Manchester United, PSG dhe Monaco do të jenë të gatshëm për ta rrëmbyer lojtarin më të mirë në botë.

Enjoyed this video?
Bomba vjen nga Portugalia Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi
"No Thanks. Please Close This Box!"