Bota Britania refuzon disa nga kërkesat e BE për Brexit

Published on 30-04-2017

Kryeministrja britanike, Tereza Mej, ka refuzuar disa nga kërkesat kryesore të Bashkimit Europian në lidhje me procesin Breksit. Ndërsa Brukseli thekson se dalja nga Unioni nuk është falas.

Negociata të ashpëra priten për Bashkimin Europian në lidhje me daljen e Britanisë nga Unioni. Në një intervistë të fundit, kryeministrja Tereza Mej ka njoftuar se nuk do pranojë disa nga kërkesat kryesore të Unionit në lidhje me Breksit. Deklarata e saj vjen disa orë pas aprovimit me unanimitet të plotë të linjave udhëzuese të Bashkimit Europian për divorcin me Londrën. Në prononcimin për gazetën Telegraf, Mej ritheksoi prioritetet e saj duke thënë se kërkon treg të lirë pa taksë, t’i jepet fund juridiksionit të Gjykatës Europiane dhe t’i jepet fund qarkullimit të lirë të emigrantëve.
“Dua të insistoj në faktin se nuk kemi ndonjë marrvëshje për Beksit me Bruskelin”, thotë kryeministrja britanike për të përditshmen Telegraf. Ndërsa në sajë të fushatës Mej i bëri thirrje popullit që ta votojë pasi kërkon një mandat më të fuqishëm për të përforcuar pozicionin negociues ndaj BE.
Ndërkohë, qëndrimi i Brukselit është shumë i qartë. “Dalja nga Unioni nuk është falas. Nuk ka asnjë masë ndëshkuese por Londra duhet të paguajë faturën dhe tratativat për një marrëveshje tregtare për të ardhmen nuk mund të zhvillohen në një kohë të njëjtë”. Ky ishte mesazhi i dalë nga samiti i jashtëzakonshë i Bashkimit Europian për Breksit. Më këtë qëndrim, Brukseli ka për qëllim që të eleminojë krijimin e iluzoineve nga Londra në negociatat për daljen nga Unioni. Shuma që Londra duhet të paguajë për divorcin nga BE llogaritet të jetë deri në 60 miliardë euro.

Enjoyed this video?
vlcsnap-error713_3
"No Thanks. Please Close This Box!"