Bottas:Mund të rinovojë me Mercedesin

Published on 20-06-2017

BottasMund të rinovojë me Mercedesin

Piloti finlandez Valtteri Bottas ka deklaruar sot se është optimist për të ardhmen e tij te Mercedes. Fitorja e parë arritur këtë sezon në Rusi dhe paraqitja e mirë në mjaft gara, duket se ka bindur drejtuesit e makinës gjermane, për t’i ofruar rinovimin e kontratës edhe për një vit. Bottas nënshkroi një kontratë 1-vjecare me Mercedes, duke zëvendësuar Nico Rosberg, por qëndrimi i tij do të varej nga paraqitja përgjatë sezoni. “Mendoj se deri më tani paraqitje ime në pistë ka qenë e mirë, pasi kam qenë konstant gjatë gjithë kohës”, deklaroi për “Autosport” finlandezi.

Valtteri Bottas me Mercedes ne gare

Gjithsesi, është ende shumë shpejt për të folur për të ardhmen e Bottas, pasi është shtatori periudha kur makinat konfirmojnë pilotët për sezonin pasardhës. Duket se pengesa e vetme për finlandezin është Fernando Alonso, që në rast se largohet nga McLaren, mund të kalojë te Mercedes. “Si do që shkojnë punët në fund të sezonit, unë jam i kënaqur nga vetja dhe nga mundësia që m’u dha. Mgjithatë, unë jam optimist për të ardhmen, pasi jam brenda kërkesave që kam nga skuadra. Sezoni është ende i gjatë dhe Mercedes ka mundësinë që të shpallet sërish kampion bote në Formula 1”, u shpreh Bottas.

Enjoyed this video?
BottasMund të rinovojë me Mercedesin
"No Thanks. Please Close This Box!"