Brexit, 3 mijë euro më shumë do u kushtojë britanikëve 1 automjet, prodhuesit zhvendosen në kontinent

Published on 23-03-2017

brexit-e1486731393652-780x439-650x358

Britania pritet të nisë zyrtarisht procedurat për daljen nga Bashkimi Evropian. Mbretëria e Bashkuar, duke qenë pjesë e unionit, veç detyrimeve, ka pasur ëprfitime të shumta në shkëmbimet tregtare. Por, pas daljes nga BE, Britania tashmë do të duhet të perballojë fatura të kripura në të gjithë sektorët.

Një agjensi britanike ka analizuar tregun e automjeteve pas Brexit. Kështu, blerja e një makine nga vendet e BE nga qytetarët britanikë pasi të dalin nga unioni, do t’i kushtojë atyre 3 mijë euro më shumë. Kjo pasi vendosen në fuqi tarifat njëosj si për vendet e tjera. Fatura do të jetë e kripur, pasi 41 % e mjeteve në vendin ishullor importohen nga vendet e Bashkimit Evropian.

Po ashtu, edhe eksportuesit britanikë të automjeteve tashmë do të fitojnë më pak, pasi duhet të paguajnë taksa për çdo mjet që shesin në zonën e unionit.

Ndërkohë prodhuesit e makinave në Britani po bëjnë kalkulimet e tyre. Një pjesë e mirë e kësaj industrie po mendon largimin nga ishulli dhe vijimin e aktivitetit në kontinent. Kjo për të shmangur kostot shtesë. Por sigurisht që për Britaninë do të jetë një tjetër humbje e madhe, pasi mijëra vende pune të do të mbyllen. Me sa duke britanikët nuk i bënë mirë llogaritë kur votuan pro Brexit…/Java/a.m.

Enjoyed this video?
brexit-e1486731393652-780x439-650x358
"No Thanks. Please Close This Box!"