Brexit, rritet numri i britanikëve kundër daljes nga BE

Published on 02-05-2017

brexit-e1486731393652-780x439-650x358

Numri i votuesve britanikë që mendojnë se Brexit ishte një gabim kapërcen sot ata që këmbëngulin për të kundërtën, shkruan Top Channel, transmeton Portalb.mk.

Një sondazh i “Times” tregon se 45 për qind e britanikëve e pranojnë që largimi i vendit nga Bashkimi Europian ishte zgjedhje e gabuar, 43% thonë se ishte e drejtë, ndërsa 12% u përgjigjen: nuk e di.

Kjo është hëra e parë që rezultojnë më të shumtë britanikët të cilët konsiderojnë se referendumi nuk doli në përfundimin e duhur, ndërsa çështja e Brexit vazhdon ta përçajë thellësisht vendin.

Ditë më parë, Parlamenti britanik votoi me shumicë dërrmuese për të mbështetur  kryeministren Theresa May, e cila kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme më 8 qershor, tre vjet para afatit.

May e bëri këtë kërkesë me shpresën që të zbusë në këtë mënyrë largimin nga BE-ja. Procesi dyvjeçar i negociatave filloi muajin e kaluar, kur May aktivizoi nenin 50 të Traktatit të Lisbonës të Bashkimit Europian.

Enjoyed this video?
brexit-e1486731393652-780x439-650x358
"No Thanks. Please Close This Box!"