Britani, rritje page për Mbretëreshën Elizabeth II

Published on 28-06-2017

Granti sovran, që paguan për pagat e oborrit të saj, udhëtimet zyrtare dhe mirëmbajtjen e pallateve, do të rritet me më shumë se 6 milionë funte në vitet 2018-2019.

Kjo vjen pasi llogaritë treguan se, shpenzimet neto zyrtare të Mbretëreshës, vitin e kaluar u rritën me 2 milionë funte, duke shkuar në rreth 42 milionë funte. Udhëtimet zyrtare të Mbretëreshës dhe familjes mbretërore u kushtuan taksapaguesve 4.5 milionë funte gjatë vitit 2016-2017.

“Clarence House” ka publikuar ndërkohë llogaritë e saj të përvitshme, që tregojnë se të ardhurat vjetore të Princit të Uellsit nga pronat e tij të trashëguara janë rritur me 1.2 për qind, duke shkuar në 20.7 milionë paund.

Granti sovran, që paguhet dy vite me vonesë, përbëhet nga parà që i jepen Mbretëreshës nga Thesari. Ai bazohet në fitimet nga pronat e kurorës. Ky fitim është rritur me 24.7 milionë funte në vitet 2016-2017.

Rritja e fondeve vjen në një kohë kur riparime në shkallë të gjerë po kryhen në “Buckingham Palace”, që mendohet se do të kapin shifrën e 369 milionë funteve. Për të ndihmuar punimet në pallat, përqindja e fitimeve të pronave të kurorës, që i jepen Mbretëreshës, do të rritet nga 15 në 25 për qind mes viteve 2017-2027.

Enjoyed this video?
2-244-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"