Buffoni, 531 minuta pa pësuar gol në Champions

Published on 05-05-2017

Buffoni

Jo vetëm Higuain në natën magjike të Champions-it, ku Juventusi fitoi ndaj Monakos 2-0. Rrezaton edhe Gianluigi Buffon, që mbyll një tjetër ndeshje europiane pa pësuar gol. Ai nuk u thye përballë yjeve të Barcelonës në dy çerekfinalet e këtij kompeticioni, e bëri këtë gjë edhe kundër Mbappe e Falcao. Kësisoji, Buffon e ka zgjeruar kohën e tij si i pamposhtur.Portieri bardhezi nuk e nxjerr topin nga rrjeta e tij në Champions prej 531 minuta, që nga ndeshja e largët në Sevilla, më 22 nëntor 2016. Kanë kaluar pesë muaj e gjysmë që nga ajo ditë dhe porta e Juventusit mbetet ende e paprekur.

15182_telesport-al_2017

Në fakt, porta e Juventusit është e paprekur në Champions prej 621 minutash, duke llogaritur edhe ndeshjen ndaj Dinamo Zagreb, kur në kuadratin bardhezi ishte Neto dhe jo Buffon. Edhe në “Louis II”, portieri i kombëtares italiane u bë vendimtar me të paktën tri ndërhyrje prej kampioni: ndaj Mbappe, në pjesën e pare, si dhe ndaj Falcao e Germain në pjesën e dytë.Lehmann – Rekordin e pamposhtmërisë në këtë kompeticion e ka Jens Lehmann, portieri gjerman, sa ishte pjesë e Arsenalit. Ai, në vitin 2006 rezistoi 853 minuta pa pësuar gol në Champions. Menjëherë pas kësaj, Edwin Van Der Sar ishte në gjendje të qëndronte i pamposhtur me Ajax për 658 minuta./telesport.al

Enjoyed this video?
Buffoni
"No Thanks. Please Close This Box!"