“Bufi i Kafenesë” reagon ndaj deklaratave të Milaim Zekës (Foto)

Published on 07-08-2017

Një status i ish- gazetarit Milaim Zeka, tani deputet si duket e ka nervozuar aktorin e njohur Fatmir Spahiu.
Zeka përmes një statusi në Facebook ka kritikuar Kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovcin, duke e përmendur edhe serialin “Kafeneja jonë”, pjesë e së cilit për vite me radhë ishte aktori.

E krahasimi i “Kafenesë” me Kuvendin ka bërë që Fatmir Spahiu të reagojë po
ashtu në rrjete sociale duke e quajtur fyrje këtë krahasim.

Postimi i plotë i Zekës në Facebook:

Personalisht mbështes ftesën e Adem Mikullovcit

Prej qe ka filluar seanca e
pare e Parlamentit, komedia “Kafeneja jone”, me kryepersonazhin Adem
Mikullovci, po ece për mrekulli. Ademi, here me hajgare, here me seriozitet, as
qe e ka idene se çfare është duke bere. Thjeshte, po tregon se është sinonimi
me i mire i një shoqërie feudale, turkofile, me traditën qe Bali i Shpise,
mundet me tredhë miza ne parlament, edhe ne me ja mbajte zhagun.

Krejte keto marrezira po
ndodhin per shkak te vakumit ligjor, ngase parlamentin e kane mbipopulluar
çoban, te cilet ne kushte normale, nuk do duhej kaluar neper fermat e dhive, pa
le ma te tallen kaq paturperisht me elektoratin.

Si do qofte, e kisha lutur
PAN-in, qe mos te kërkojë qime ne tlyne, po te vije ditën e enjte me emrin e
kandidatit, edhe te ecim me tutje. I madhi, dhe i mençuri, duhet me leshu pe.
Përndryshe po përgatitemi për zgjedhje te jashtëzakonshme, po nuk e di se cili prej
neve ka me pas fytyrë për me dale edhe me kërku vota?!!!

Reagimi i Fatmir Spahiut:

Enjoyed this video?
bufi
"No Thanks. Please Close This Box!"