Bugajski: Shqiptarët po lihen jashtë politikbërjes, dy shtete në Ballkan janë autoritarë

Published on 08-05-2017

Janusz-Bugajski

Në datë 3 maj, në Kolegjin DARDANIA, është mbajtur ligjërata “Kriza në Ballkan dhe administrata e Trump-it” nga analisti i mirënjohur politik, Janusz Bugajski, i cili ka shërbyer edhe si konsulent për çështjet e Evropës Lindore për organizata dhe agjenci të ndryshme qeveritare në SHBA. Ligjërata konsistoi në diskutimin mbi gjendjen aktuale në shtetet e Ballkanit dhe ndikimin që do të ketë administrata e Trump në këtë rajon. Bugajski theksoi disa pika kyqe për krizën e cila e ka kapluar Ballkanin dhe fakorët që do mund t’i shkaktonin krizat e tjera potenciale. E para, ka të bëjë me frustrimin ekonomik në gjendjen ekonomike në rajon, duke nënvizuar shkallën e lartë të papunësisë tek të rinjtë në vendet si Spania, Italia dhe Greqia. Ky lloj frustrimi ekonomik shumë lehtë mund të përkthehet në kartë politike të partive opozitare, duke shkaktuar lloje të ndryshme të popullizmit. Gjithashtu, sipas Bugajskit, partitë politike në Ballkan janë të ngarkuara ideologjikisht, dhe madje të pozicionuara në krahët ekstrem të së majtës dhe të djathës, çfarë edhe ka bërë redikalizimin e mjeteve kundërshtuese të përtive opozitare.

Pika e dytë, sipas Bugajskit ka të bëjë me autoritarizmin në rritje e sipër nga dy shtetet më problematike në Ballkan, Serbia dhe Maqedonia. Ku sipas tij, në këto dy vende jo vetëm partitë opozitare por edhe shoqëria civile kanë pretenduar se shteti është i kapur nga partitë në pushtet. Në lidhje me këtë Bugajski shtoi: “Qëllimi i shumë partive politike në Ballkan është të fusin duart deri tek ligji, dhe në këtë mënyrë të arrijnë të mbajnë sa më gjatë vetën e tyre në pushtet. Një formë tipike e autoritarizmit, është vërejtur në Maqedoni, ku partia në pushtet është akuzuar për përgjime të partisë kundërshtare e deri tek anëtarët e bashkësisë”. Pikën e tretë, Bugajski e shikon te numri i madh i protestave nga organizatat e shoqërisë civile dhe nga partitë opozitare, ku kohët e fundit kemi parë protesta në Serbi dhe në Bosnjë.

Ai theksoi faktin se këto protesta mund të shkojnë drejt popullizmit. Së këndejmi, Bugajski vendosi në fokus problemin e përshkallëzimit etnik që krijon një ndarje mes miqve dhe armiqve. Kjo sipas tij kjo është manifestuar në Maqedoni, ku lidhja e social-demokratëve dhe grupit të integrimit Evropian është bllokuar. Shqiptarët janë ndarë në një tabor të caktuar politik duke u lënë vazhdimisht jashtë politikbërjes. Problemi tjetër sipas Bugajskit qëndron edhe te ideja e ndarjes së shqiptarëve dhe krijimi i Shqipërisë së madhe, e cila është duke u përdorur nga qarqe të caktuara në rajon. Në këtë linjë, shqetësimi kryesor për Ballkanin Bugajski e shikon te Nacionalizmi, i cili është në rritje e sipër në vendet në këtë rajon. Gjatë ligjëratës Bugajski përmendi edhe konfliktin për kufijtë. Dhe, shembull primar këtu sipas tij është Kosova, ku tensionet jane ngritur mes lidereve shqiptare dhe atyre serb, per te shkaktuar legjitimitetin e lidereve serb apo shqiptar. Në lidhje me këtë Bugajski shtoi: “Konfliktet etnike që ndodhin në një vend, mund të shpërndahen në shtetet fqinje. Mbaj mend 26 vjet më parë që secili konflikt mund të jetë destabilizes për rajonin, dhe kjo ishte pikërisht në shpërbërjen e Jugosllavisë. Pika ime ishte se konflikti më potencial është përbrenda Maqedonisë. Madje edhe konfliktet serbo-kroate, Kosovë-Serbi, Bosnje-Serbi, te gjitha këto mund të përmbaheshin brenda

Jugosllavisë. Por konflikti në Maqedoni nuk mund të permbahet dhe kjo gjithsesi ka pasur gjasa më të medha të perfshijë në konflikt Kosovën, Greqinë, Bullgarinë etj. Dhe të gjitha këto janë në të kundërtën e interesit të Kosovës”. Gjithashtu, u pohua se partitë poltike te cilat rrezikohen nga humbja e pushtetit, e kanë zakon të drejtojnë gishtin nga faktore te jashtem potencial. Një situatë e tillë haset në rastin e Soros, ku janë të përfshira partitë në Shqipëri, Hungari dhe Maqedoni. Në pikën e fundit, Bugajski trajtoi çështjen e Rusisë dhe intereset e saj per rajonin. Ai tregoi që Rusia vazhdon të jetë e interesuar per Ballkanin. Ku, ndër të tjerash, kemi një situate ku Rusia do të shfrytëzoj këtë situatë për të zgjatur ndikimin në Ballkan, për ta lënë zonen e Ballkanit një zonë të targetuar nga Rusia. Shqetësimin kryesor këtu ai e shikon në rritjen e ndjenjave anti-amerikane. Në fund të ligjëratës, Bugajski shtoi disa fjalë për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Sipas tij, gjërat kane ndryshuar ne javet e fundit. Ai vendosi në diskutim slloganin “Amerika e para” (America First). Dhe, Bugajski tregon se kjo mund te ketë dy kuptime. Domethënia e parë ka të bëjë me atë se ne jemi të parët ne botë dhe do të sigurohemi për këtë. E dyta, Amerika është e para dhe te vetmit, nuk na nevojitet bota. Bugajski vazhdoi duke thënë së Trumpi është duke bërë një ndryshim nga Amerika e vetmuar në udhëheqësen e botës. Kjo vërehet edhe në disa veprime të tij, ku gjatë fushates Trump e konsideronte NATO-n si të vjeteruar: “Së pari, Trump ka shtyrë çeshtjen se vendet që janë anëtare te natos të shkojnë me rritje të GDP-së deri ne 2%. Trump e ka përqendruar vëmendjen e nje numri të madh të vendeve në këtë çeshtje. Fakti i dytë pozitiv është një ekip i jashtzakonshëm kompetent i sigurisë që Trump e ka vendosur në SHBA. Dhe kemi një numër të madh të njerëzve të cilët kanë hyrë në administratë, dhe kanë një përkushtim të madh për një rol internacionalist te SHBA-ve. Një numër i madh i politikave që kanë qenë në agjendën e Trump si ato izolative janë shtyrë anash. Sikurse e dini prioritetet kryesore te sigurisë Amerikane, janë në lindje të mesme, Kore e Veriut, Afganistan, ndersa Ballkani është mjaft poshtë në listë. Kjo nuk është specialitet i Trupm, por i administratave paraprake”. Një nga pyetjet e studentëve drejtuar Bugajskit, ishte edhe çështja e krijimit të ushtrisë së

Kosovës. Dhe, në lidhje me ushtrine e Kosoves, ai u shpreh se Kosova duhet ta krijoj ushtrinë, çeshtja eshte sa do te zgjas krijimi saj: “Ketu presidenti Thaçi ka pasur te drejtë, mirëpo ka gabuar ne lidhje me menyren se si e ka bere. Duhet të ekzistoj nje mekanizem, nje plan dhe duhet te ekzistoj perkrahja teknike dhe politik”. Bugajski përfundoi ligjëratën e tij, duke thënë që ajo çfarë kemi mësuar në 25 vitet e fundit është se pa SHBA-në Kosova nuk do të ishte e pavarur.

Enjoyed this video?
Janusz-Bugajski
"No Thanks. Please Close This Box!"