Bushati me një urim të veçantë për ditën e mësuesit! (FOTO)

Published on 07-03-2017

43Bushati

Një status i veçantë është shkruar sot edhe nga ministri Jashtëm, Ditmir Bushati në kuadër të 7 Marsit, ditës që i është dedikuar mësuesve.

“Eqrem Çabej shkruante dikur se “Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar”.

7 marsi 1887 ishte rezultati i një shkëndije transformuese që bashkoi shqiptarët, në atdhe e në diasporë, në një përpjekje të vetme. Themelimi i Mësonjëtores 130 vite më parë në Korçë, është historia e rikthimit nën dritën e dijes, falë atyre mësuesve të dedikuar si Pandeli Sotiri, të pajisur vetëm me 150 abetare, por të vendosur për t’i dhëne kombit shtyllën kurrizore të vetëdijes. Faleminderit Prometenjve që çdo ditë na çelin sytë, forcojnë vetëdijen dhe na e rrisin dëshirën për një Shqipëri të fortë e të begatë”, shkruan Bushati.

Enjoyed this video?
43Bushati
"No Thanks. Please Close This Box!"