Çair, rruga e shkatërruar peng i projektit të famshëm të ‘Bit Pazarit’

Published on 17-09-2017

Rruga në mes të teatrit shqiptarë dhe Bit Pazarit në Shkup është shkatërruar tërësisht nga pakujdesia e makinave që kalojnë aty çdo kohë, si dhe nga materiali i dobët që është përdorur për rregullimin e saj.

Frekuentuesit e kësaj rruge ankohen dhe gishtin drejtojnë të Komuna e Çairit, ku sipas tyre duhet të vendos rregull që së pari të ndalojë makinat dhe më pas të rregullon një herë e mirë këtë rrugë me materiale të standardit të lartë, njofton Portalb.mk.

Rruga Bit Pazar-Teater

“Siç e shikoni edhe vetë kjo rrugë është e shkatërruar dhe nga tregtarët që kanë dalë të shesin në rrugë, nga mallrat e tyre të shpërndara jashtë pazarit si dhe makinat të cilat janë shumë të shpeshta këtu, është shumë e vështirë të kalohet. Komuna e Çairit duhet të merr masa”, tha Hasan J. banor i komunës së Çairit.

“Tërë kohën është mbushur me mbeturina kjo rrugë dhe askush nuk e pastron, për këtë nuk them se tërë fajin e ka komuna se edhe qytetarët duhet të jenë më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për pastërtinë, pasi që është pazar ku shitet kryesisht ushqim, por edhe komuna duhet të jetë më rigoroze, se pari të bëjë pastrimin e duhur e më pas të sanksionoj ata nuk respektojnë rregullat.
Gjë që Çairi nuk e ka, secili vepron në kundërshtim me rregullat që duhet t’i ketë çdo komunë”, tha Arjeta R.,banore.
Rruga Bit Pazar-Teater
Nga ana tjetër shitësit fajësojnë automjetet dhe kualitetin e dobët, pasi që thonë që po të ishte materiali më i fortë do të ishin më të qëndrueshme.

“Ne kemi dyqane këtu dhe çdo ditë jemi këtu, shohim se si automjetet që kalojnë çdo dit jo vetëm që krijojnë kaos por gjithashtu dëmtojnë rëndë edhe pllakat të cilat tani shpejt janë vendosur”, tha Ridvan G., punonjës në Bit Pazar.
Rruga Bit Pazar-Teater
Gjithashtu edhe qytetarë të shumtë u ankuan në faqen e OJQ ‘Duam Çair të Pastër’, të cilët postuan fotografi dhe shprehën revoltën e tyre lidhur me mos funksionimin e institucioneve komunale në mënyrën e duhur dhe të përgjegjshme.
Rruga Bit Pazar-Teater
Nga komuna e Çairit kohë më parë thanë për Portalb.mk që kjo rrugë sërish do të rregullohet pas rikonstruimit të Bit Pazarit, mirëpo ky projekt i famshëm ende nuk është askund afër realizimit./Portalb

Enjoyed this video?
21432738_1336255133163148_3667988197824304077_n-480x640-696x927
"No Thanks. Please Close This Box!"