Caktohet paraburgim për Grujoskin dhe Boshkovskin

Published on 26-07-2017

Ish shefit i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujoski dhe nëpunësit tjetër të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Nikolla Boshkovski, Gjykata Supreme të mërkurën ua ka vërtetuar masën e paraburgimit, të cilët paraprakisht e shqiptuan Gjykata Penale e Shkupit edhe ajo e Apelit. Para publikimit të vendimit zyrtar, që pritet Gjykata Supreme ta shpërndajë me opinionin rreth orës 14:30, portali “Sakam da kazam” ka njoftuar se i akuzuari i tretë në rastin “Target” dhe “Fortesa”, drejtorit të organizatës për siguri SELEK, Toni Jakimovski, krahas pasaportës së rregullt, Këshilli penal ka vendosur që t’ia marrë edhe pasaportën diplomatike. Ndryshe,Gjykata e Apelit më 18 korrik e pranoi ankesën e PSP-së dhe i rikahëzoi vendimet e shkallës së parë dhe për shkak të sigurimit të pranisë në procedurën penale u përcaktoi masë paraburgimi Goran Grujovskit, Toni Jakimovskit dhe Nikolla Boshkovskit, të akuzuar në rastet “Target” dhe “Fortesa”. Masa e paraburgimit nuk ishte aktivizuar sepse që të tre parashtruan ankesa në Gjykatën supreme, e cila sot duhet zyrtarisht të deklarohet rreth tyre.

Enjoyed this video?
paraburgim
"No Thanks. Please Close This Box!"