Calciomercato: Perisic largohet nga qendra stërvitore e Interit (Foto)

Published on 15-07-2017

Ivan Perisic është i vendosur, dëshiron ta veshë fanellën e “Djajve të Kuq” sezonin e ardhshëm.
Ivan Perisic, i cili lidhet me një kalim të mundshëm te Manchester United, është larguar nga qendra stërvitore e Interit, raporton Calciomercato.

E përditshmja italiane raporton se negociatat mes Djajve të Kuq dhe Neurazzurrëve nuk kanë përparuar që kur Man United refuzoi 45 milionë euro nga klubi italian, por kjo nuk e ka ndalur Perisicin që të largohet nga qendra stërvitore.

Pavarësisht se klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje, anësori kroat është i vendosur që të transferohet në “Old Trafford”, i cili tashmë ka arritur marrëveshje me “Djajtë e Kuq”, pas telefonatës që ka marrë nga Jose Mourinho.

Man United është i interesuar që sa më parë të zgjidhet ky transferim, pasi Mou e dëshiron Perisicin në parasezon.

2_1500127639-5036005:

Enjoyed this video?
images (3)
"No Thanks. Please Close This Box!"