Çavusoglu parashikon 63 për qind “Po” të votave në referendum

Published on 03-04-2017

Mevlut-Cavusoglu-750x430

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha se disa nga sondazhet e bëra flasin se përqindja e votës “Po” aktualisht sillet në mbi 58 për qind, duke u shprehur optimist se numri do të rritet.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi se pritjet e tij për referendumin kushtetues në Turqi, janë që 63 për qind e votuesve të shprehen për përgjigjen “Po”, raporton Anadolu Agency (AA).  Në një prononcim për gazetarët në Stamboll, Çavusoglu tha se disa nga sondazhet e bëra flasin se përqindja e votës “Po” aktulisht sillet në mbi 58 për qind, duke u shprehur optimist se numri do të rritet.  Ai tha më tej se përqindja e votuesve jashtë është rritur me 30 për qind krahasuar me zgjedhjet paraprake presidenciale.

“Shpresoj të ketë më shumë. Qytetarët janë të interesuar të votojnë”, tha Çavusoglu sipas të cilit dalja e votuesve jashtë Turqisë parashihet të jetë mbi 50 për qind.  Rreth 3 milionë turq në 57 shtete të botës kanë të drejtë vote, dhe do të mund të votojnë në 120 misionet diplomatike.  Propozimi i pakos për reforma kushtetuese që përfshin 18 pikë ka kaluar procedurën parlamentare në janar të këtij viti.  Reforma parashikon rritjen e kompetencave të Presidentit të vendit që i lejon atij që të mbetet anëtar i partisë politike, ndërsa posti i kryeministrit do të hiqet. Nëse votuesit pranojnë propozimin, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen në nëntor të vitit 2019.

Enjoyed this video?
Mevlut-Cavusoglu-750x430
"No Thanks. Please Close This Box!"