Çerdhet në Maqedoni do të punojnë me dy ndërrime, sipas nevojës

Published on 31-08-2017

Këto ditë shpesh janë ngritur dilema se cilët nga institucionet do të punojnë me nga dy ndërrime dhe për këtë sot është organizuar tribunë nga Ministria për Punë dhe Politikë sociale në Maqedoni ku është diskutuar ky ndryshim oraresh për punën e çerdheve në Maqedoni.

”Prindërit me kënaqësi e kanë pranuar këtë vendim e cila ju përshtatet kërkesave të tyre të kahmotshme. Ndërkohë ne jemi duke punuar që të shtojmë kapacitetet fizike dhe kadrovike nëpër çerdhet e vendit. Në këtë reformë, përveç neve si ministri, përgjegjësi kanë edhe komunat dhe inspektoriati i arsimit në çdo komunë” u shpreh Milla Carovska, ministre e MPPS-së.

Carovska tha se sipas nevojës së prindërve, me kërkesë të thjeshtë drejtuar institucioneve arsimore dhe çerdheve, ata janë të detyruar që të sigurojnë kujdes për fëmijët në dy ndërrime.

Enjoyed this video?
Çerdhe-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"