Ç’ka Zaevi me Gostivarin?!

Published on 21-10-2017

Shkruan Elham Bislimi

Nuk qenka vetëm Çari por doli edhe Gostivari i “dashur” për Zaevin.

Para do kohe Zaevi u ankua se nuk gjen dot zëvendësministër më të mirë se Visari dhe nga kjo dashuri e madhe vendosi ta mbështes. Hiç nuk e lidhi këtë punë me Shilegovin.

Po me Gostivarin ç’pati xhanëm? Aty e mbështet Nevzat Bejtën, i cili garon me Arben Taravarin, ministrin e tij më të suksesshëm, madje më të suksesshëm edhe se vetja e tij. Është shumë e qartë se Zaevi e mbështet BDI-në, e jo të suksesshmit.

Me mbështetjen e Nevzatit mbështet të kaluarën e jo ardhmërinë për Gostivarin.

Po pse Zaevi nga komunat e veta i hoqi zullumqarët e regjimit të kaluar e në komunat tona po i mbështet e lavdëron. Apo i duhen për rasat?

Shqiptarët nuk kanë më vota ta ujisin këtë rasat zullumi. Mos na i shesë për busulek këto therra, se e dimë çka janë.

Enjoyed this video?
20171020_232452-696x498
"No Thanks. Please Close This Box!"