‘Çmendet’ Serbia pas deklaratës së Ramës: Shqipëria vetëm me luftë mund ta merr Kosovën!

Published on 19-04-2017

Rama-Vucic-620x330

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se shqiptarët e konfirmuan edhe një herë platformën e përbashkët për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Ai shtoi se kjo paraqet kërcënim të madh për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë, transmeton lajmi.net.

 

“Komuniteti ndërkombëtar reagoi kur Vuçiq tha se është i mundur bashkimi i Serbisë me Republikën Srpska? Ne te gjithë dëgjuam reagimin kur akuzuan Serbinë për kërcënim të paqes”, ka thënë Daçiq.

“Unë pyes BE-në, SHBA-në, Britaninë dhe të tjerët deri kur do të heshtin kur dikush kërcënon Serbinë?”, ka pyetur ministri i Jashtëm serb.

***

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se askush nuk duhet të luajë duke u përpjekur të ngjallë idenë fashiste për një Shqipëri të Madhe.

“Unë do të doja të informoj Edi Ramën dhe Hashim Thaçin se Enver Hoxha ka vdekur dhe me të është varrosur përgjithmonë ideja e Shqipërisë së Madhe, që i takon pjesës së errët të kaluarës fashiste të kësaj pjese të Gadishullit tonë Ballkanik”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

 

Gjuriq ka deklaruar ndaj deklaratave të Ramës i cili tha se nuk e përjashton mundësin e bashkimit me Kosovën.

Ai ka theksuar se Tirana nuk duhet t’i jap zjarr Prishtinës për të luajtur me fatin e të gjithë rajonit.

“Është e vrazhdë që ai po tenton të marrë Kosovën nga duart e Serbisë”, ka shtuar Gjuriq.

Ndërsa duke folur për padinë e paralajmëruar nga presidenti, Hashim Thaçi për gjenocid ndaj Serbisë, ai ka thënë se Prishtina duhet të merret me ekonominë, korrupsionin, problemet e tjera që ekzistojnë atje dhe të mos provokojë tensione të mëtejshme.

***

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aleksandar Vulin ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama me deklaratat e tij po i bën shantazh BE-së dhe po provokon një luftë në Ballkan.

Rama deklaroi se në qoftë se BE-ja nuk i hap dyert për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor nuk përjashtohet mundësia e bashkimit të vendit të tij me Kosovën.

Për këto deklarata Vulin ka thënë se nuk është hera e parë që kryeministri i Shqipërisë kërcënon paqen, transmeton lajmi.net.

“Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të bëhet me mjete paqësore dhe nuk mund të ndodhë pa luftë dhe pa ndonjë aksident të madh. Edi Rama do të përsërisë deklaratat e tilla dhe do t’i bëjë shantazh BE-së deri kur kjo e fundit do të reagoj se kjo sjellje është e papranueshme dhe të ndëshkohet”, ka thënë Vulin.

Ai ka shtuar se me deklarata të tilla Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE-së.

Enjoyed this video?
Rama-Vucic-620x330
"No Thanks. Please Close This Box!"