Conte ia tregon derën Costas

Published on 08-06-2017

Conte ia tregon derën Costas

Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa deklaroi se trajneri i londinezëve, Antonio Conte e informoi sulmuesin përmës një mesazhi se nuk është në planet e tij.

Costa e bëri këtë deklaratë menjhërë pas përfundimit të ndeshjes mes Spanjës dhe Kolumbisë, transmeton zeri.info

Sulmuesi ka qenë i lidhur për një largim të mundshëm nga Londra që një kohë të gjatë, pavarësisht se ka shënuar 22 gola gjatë edicionit të fundit. E ardhmja e tij është vënë edhe më shumë në dyshim pas interesimit të Chelseat për sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku.

“Më erdhi një mesazh i shkurtë në telefon në të cilin thuhej se Conte nuk llogarit në shërbimet e mia gjatë edicionit të ardhshëm.”, deklaroi Costa.

“Tani jam në treg dhe jam në kërkim të një skuadre të re. Nëse trajneri nuk të dëshiron, duhet të largohesh.”, shtoi ai./Zëri

Enjoyed this video?
Conte ia tregon derën Costas
"No Thanks. Please Close This Box!"