Çudia vjen nga Shkodra, makinat ngrihen në ajër për t’i hapur rrugë zjarrfikëses (Video)

Published on 05-07-2017

U nis të ndërhynte me shpejtësi për një rast zjarri të njoftuar në lagjen “Perash”, por automjeti i shërbimit zjarrfikës mbeti vetë i bllokuar.
Shkak u bënë automjetet e parkuara në kundërshtim me sinjalistikën rrugore në rrugën “Qazim Rroji”.

Megjithësë sirenat binin në vazhdimësi, askush nuk mori mundimin të dilte për largimin e mjeteve të parkuara në pjesën anësore të kësaj rrugice, edhe pse kishim të benim me një rast emergjence.Të gjendur në një situatë të tillë, efektivët e shërbimit zjarrfikës u detyruan të ndërhyjnë vetë me mjete rrethanore, ku ngrinin automjetet në ajër dhe i spostonin për t’i hapur rrugë zjarrfikeses. Një papërgjegjshmëri e tillë e qytetareve me të tilla parkime vijon të përsëritet, ndërsa policia rrugore e ajo bashkiake bën sehir duke mos marre asnjë masë për të tilla shkelje që ndodhin në mes të ditës, madje edhe ne qender të Shkodres.

Por problemet në rrugët e Shkodres mbeten të shumta dhe ora news ka kryer një vëzhgim në disa prej tyre për të pare gjendjen në të cilën ndodhen. Vetë banorët thonë se ngjarjet e renda nuk kanë munguar, madje edhe me humbje jete njerezish, por masat e marra janë zero nga pushteti vendor.

Të tilla vonesa për shërbimin zjarrfikës apo auto-ambulancat janë fatale për jetën e qytetareve që përballen me emergjenca të ndryshme, por gjenden vetë të mbërthyera në rrugë pa dalje, nga mungesa e rregullit në rrugë, si dhe shkeljeve që kryhen nga të tillë drejtues mjetesh.

Dy janë shqetesimet më të mëdha sot për ambulancën dhe zjarrfikeset, ndërtimet pa leje dhe bllokimi i rrugëve që renditen si shkaktaret kryesor të vonesave në një ngjarje./ora

Enjoyed this video?
zjarrfiksja_1499252218-3687998
"No Thanks. Please Close This Box!"