Daciq porosi për Shkupin: Sjellja jonë ndaj jush reflektim i sjelljes tuaj ndaj Serbisë në arenën ndërkombëtare

Published on 13-07-2017

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç sërish është shprehur për marrëdhëniet ndërshtetërore me Republikën e Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Disa herë përfaqësuesit zyrtarë të Maqedonisë i kam porositur: Ashtu si shteti juaj do sillet ndaj Serbisë në arenën ndërkombëtare politike, ashtu edhe ne do të silleni karshi jush”.

Diplomati serb ka theksuar se nuk dëshiron të përhap më shumë këtë tregim.

Shefi i Diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov deklaroi se i vjen keq për deklaratën e homologut serb në Athinë, se Serbia ka gabuar që e ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues.

Enjoyed this video?
Ivica-Dacic
"No Thanks. Please Close This Box!"