Dalin jashtë lokalit për të larë hesapet, 16-vjeçari qëllon dy herë me thikë në trup 15-vjeçarin

Published on 06-09-2017

Një ngjarje e rëndë e ndodhur para pak minutash, ka tronditur qytetin e Elbasanit. Dy
adoleshentë janë konfliktuar verbalisht e më pas sherri ka degjeneruar në nxjerrjen e thikave.
Një 16-vjeçar ka qëlluar dy herë me thikë një 15-vjeçar pasi një sherri për motive të dobta.
Ngjarja ka ndodhur në lokalet e jashtme të një lokali në Elbasan.
Ai ia ka mbathur menjëherë pas krimit dhe është shpallur në kërkim. 15-vjeçari ndodhet në
spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi zyrtar i policisë:
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një 16-vjeçar banues në
Elbasan, pasi dyshohet se është autori që plagosi me thikë 15 vjeçarin në ambientet e jashtme të
një lokali gjatë një konflikti të çastit.
Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë referimin e
materialeve në Prokurori dhe po punojnë intensivisht për kapjen e shtetasit I.K., 16 vjeç banues
në Elbasan.
Ky shtetas, në Lagjen “Visarion Xhuvani” në ambientet e jashtme të një lokali, pas një konflikti
të çastit, për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar dy herë me thikë shtetasin S.P., 15 vjeç
banues në Elbasan. Shtetasi S.P. ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve,
jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për
veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e
armëve të ftohta”.

Enjoyed this video?
kk
"No Thanks. Please Close This Box!"