DASH vlerëson Shqipërinë në luftën kundër terrorizmit

Published on 20-07-2017

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të mërkurë raportin për terrorizmin për vitin 2016, në të cilin vlerëson përpjekjet dhe kontributin e Shqipërisë në luftimin e këtij fenomeni.
“Shqipëria ka qenë një mbështetesë e fuqishme e luftës kundër terrorizmit në vitin 2016 dhe vazhdoi pjesëmarrjen e saj në radhët e Koalicionit Global për mposhtjen e ISIS, duke bërë donacione të shumta armësh dhe municionesh”, thotë raporti.

Dokumenti zyrtar citon rastin e datave 4 dhe 5 nëntor të vitit të kaluar, kur një operacion i mirëkoordinuar në nivel rajonal çoi në arrestimin e 4 individëve në Shqipëri, transmeton tch.

“Operacioni parandaloi një sulm potencial terrorist që do të kryhej gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, e vlefshme për Kupën e Botës, që do të luhej në Shkodër më datë 12 nëntor”, vijon raporti.

Departamenti i Shtetit vlerëson edhe faktin se të arrestuarit u akuzuan për mbështetje financiare dhe logjistike të ISIS, për rekrutim të luftëtarëve dhe për promovim të fjalimeve të urrejtjes.

Enjoyed this video?
dash-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"