Debat në Lajm TV: Maqedonisë i nevojitet Kushtetutë e re, e jo vetëm ndryshim i Kushtetutës (Video)52:07

  • 195 views
Published on 11-02-2017

 Mysafirë të radhës në emisionin InBox Debativ në LajmTV, kanë qenë ish deputeti i PPD-së në përbërjen e parë parlamentare, Mersim Pollozhani dhe profesori universitar i të drejtës kushtetuese, Osman Kadriu. Temë e debatit sërish ka qenë kriza politike dhe institucionale që ka kapluar Maqedoninë dhe që ende nuk po tejkalohet. Ish deputeti Pollozhani ka vlerësuar se kriza aktuale përmban elemente të krizës në të cilën gjendej Maqedonia pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në fillim të viteve të 90-ta. “Është shumë e ngjashme situata aktuale me atë pas zgjedhjeve të para parlamentare”, theksoi Pollozhani, duke kërkuar nga deputetët shqiptarë që të bëhen bashkë dhe të marrin iniciativë ëpr tejkalim të krizës. “Kriza aktuale nuk i konvenon askujt tjetër, përveç VMRO-DPMNE-së. Kësaj partie i konvenon që kjo krizë të zgjasë sa më tepër, sepse ajo është në pushtet dhe ende qeveris”, theksoi Pollozhani. Edhe profesori Osman Kadriu ka vlerësuar se Maqedonisë po i përsëritet kriza e para më shumë se 25 viteve, por mendimi i tij ishte se deputetët shqiptarë në përbërjen e parë parlamentare kishin më tepër nivel se deputetët aktualë. Ai ëshët i sigurt se shkaktar i krizës është Kushtetuta. “Mendoj se Maqedonisë nuk i duhet vetëm ndryshim i Kushtetutës aktuale, por një Kushtetutë e re”, theksoi Kadriu. Pollozhani dhe Kadriu u pajtuan se Maqedonisë i nevojitet ose Kushtetutë qytetare, ose Kushtetutë e cila do ta definojë vendin si shtet binacional të shqiptarëve dhe maqedonasve.

Enjoyed this video?
IMG_1880emision
"No Thanks. Please Close This Box!"