Debat për zgjatjen e pushimit të lindjes (Video)

Published on 27-06-2017

Propozim ligji i opozitës për ndryshimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, hyri edhe në debat publik në Kuvend. Komisioni për punë dhe politikë sociale, hapi sot debatin me përfqësues të organizatave joqeveritare dhe me ekspertët. Në debat, zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Elmi Aziri, tha se miratimi i këtij ligji do të shkaktojë komplikime financiare, por edhe nuk do të stimulojë gratë për punës.

“Dëmi i parë është që stimulojë joaktivizimin e grave, dënmi i dytë do të ketë implikime negative mbi strukturën e tregut të punës. E treta implikacionet fiskale, dhe çka është më e rëndësishmja, edhe sot e kësaj dite sipas statistikave kemi një hendek të rrogave midis gjinisë femërore dhe gjinisë mashkullore”, ka thënë Elmi Aziri.

Përfaqësuesit e organizatave të ndryshme joqeveritare vlerësojnë se ligji kërkon plotësim dhe ndryshim, por paraprakisht duhet të bëhen analiza të mirëfillta që të arrihet qëllimi i duhur. Sipas tyre, propozimi nuk është mjaftueshëm i arsyetuar, është jopërkatës dhe i paargumentuar.

“Nëse bëhet nga 9 në 18 muaj, dhe nëse gruaja vendos që të ketë më tepër fëmijë, për shembull dy fëmijë, atëherë kjo do të thotë se ajo tre vite do të mungojë nga jeta publike, nga tregu i punës, nuk do ti ploptësojë obligimet e punës”, thotë Dragana Drndareva.

Ndërsa, Marija Savovska, ka thënë se do të duhet të tërhiqet dhe të hapet analizë pak më e thellë për prioritetet, kahjet e nevojshme dhe mënyrën se si do të rregullohen çështjet e mbrojtjes së punëtorëve e të grave.

Angell Dimitrov nga Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë tha se për punëdhënësit është me rëndësi se përplasen me shumë ndryshime të tregut të punës dhe se në shumë sfera ka mungesa të punëtorëve.

“Mungesa e një punëtori ose më shumë se 18 muaj, shumë negativisht do të ndikojë edhe në vetë rutinën e kompanive. Punëdhënësi patjetër të sigurojë zëvendësim për të, ku shumë vështirë do të gjendet me karakteristikat e njëjta, me atë arsim dhe me atë përvojë të punës. Ai patjetër të trajnim shtesë dhe kualifikim të disa punëtorëve, ndërsa ka vende pune ku ai rikualifikim dhe trajnim kërkon 6 muaj deri në një vit. Kështu që kjo do të shkaktojë zvogëlim të punëtorëve në industri dhe zvogëlim të prodhimit tonë”, ka thënë Dimitrov.

Propozim ndryshimet për Ligjin për marrëdhënie punë fillimisht hyrë në Kuvnd si iniciativë qytetare, por të cilat hasën shumë probleme procedurale, dhe më pas këtë e riinicuan deputetët e VMRO-DPMNE-së. Me këto ndryshime kërkohet që nënave t’u rritet pushimi I paguar i lindjes nga 9 muaj në 18 muaj.

Enjoyed this video?
debat
"No Thanks. Please Close This Box!"