Del në treg smartfoni i parë Samsung me kamerë të dyfishtë

Published on 09-05-2017

samsung81

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, ngadalë është duke u përgatitur që të nxjerrë në treg smartfonin e tij të parë me kamerë kryesore të dyfishtë.

Së pari, është përfolur se Galaxy Note 8 do të jetë smartfoni i parë i kompanisë me kamerë të tillë, por informacionet më të fundit zbulojnë se Galaxy C10 do të vijë me kamerë kryesore të dyfishtë, transmeton Koha.net.

Numri i modelit të këtij smartfoni është SM-C9150 dhe pritet të vijë me procesor të Qualcommit, Snapdragon 660. Galaxy C10 pritet të dalë sot, raporton Next Power Up.

Kamera e dyfishtë do të pozicionohet vertikalisht në pjesën e pasme të smartfonit, ndërsa antenat janë të vendosur në krye dhe në fund të telefonit.

Enjoyed this video?
samsung81
"No Thanks. Please Close This Box!"