Delegacioni i Kongresit Amerikan viziton Maqedoninë

Published on 12-05-2017

Delegacioni i Kongresit Amerikan viziton Maqedoninë

“Sundimi i së drejtës, bashkëpunimi ushtarak dhe procesi i formimit të Qeverisë kanë qenë temë bisede e takimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, prokurores speciale, Katica Janeva dhe ministrit të Mbrojtjes, Zoran Jollevski me delegacionin e Kongresit Amerikan”, transmeton Gazeta Express.

Siç bëjnë të ditur nga Ambasada e Amerikës në Maqedoni “delegacioni i Kongresit Amerikan është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në kazermën “Ilinden” ku Policia Ushtarake ka prezantuar pajisjet të financuara nga SHBA”.

Para 2 muajve, një donacion me automobila i’u dorëzua policisë së Maqedonisë. SHBA ka ndihmuar forcat e rendit të Maqedonisë edhe shumë raste të tjera.

Vizita e delegacionit të Kongresit Amerikan është në kuadër të turit të tyre ballkanik qëllimi i së cilës është klima politike demokratike dhe zhvillimi ekonomik në Ballkan.

Enjoyed this video?
Delegacioni i Kongresit Amerikan viziton Maqedoninë
"No Thanks. Please Close This Box!"