Delfinët e “hareshëm” befasojnë turistët në Bosfor

Published on 19-06-2017

Delfinët e hareshëm befasojnë turistët në Bosfor

Një tufë delfinësh të hareshëm në Bosfor mëngjesin e sotëm kanë befasuar këndshëm peshkatarët dhe kalimtarët në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Anijet e mallrave dhe anije ushtarake, si dhe anijet e linjave të rregullta që lidhin dy brigjet e Stambollin janë pamjet e zakonshme të dielën në ujërat e qeta të Bosforit, kurse sot banorët dhe turistët kishin një atmosferë të veçantë për të parë një tufë delfinësh duke kaluar përmes kanalit.

Gazetari i AA-së raporton se rreth mesditës pranë brigjeve në Tarabya është parë një tufë delfinësh dhe se shfaqja e tyre gjysëmorëshe është ndjekur nga qindra banorë, peshkatarë dhe turistë.

Papritmas, ashtu siç edhe erdhën, delfinët u larguan nga bregu dhe humbën në kaltërsinë e Bosforit.

Enjoyed this video?
Delfinët e hareshëm befasojnë turistët në Bosfor
"No Thanks. Please Close This Box!"