Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë paguhen edhe për garderobë, gazeta dhe kafe

Published on 07-08-2017

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë përkrah financave që marrin për harxhimee e rrugës, kanë edhe përfitime tjera nga buxheti i shtetit. Pakicë janë ata që e dijnë se deputetët marrin para shtesë dhe deputetët vetë nuk flasin për këtë.

“Ohridskaj” zbulon se deputetët përkrah pagës dhe harxhimeve të rrugës, marrin plus 400 euro në muaj për të blerë tesha të reja, gazeta dhe për kafe.

“Marrin nga 200 euro që deputetët të blejnë kostume të reja dhe të jenë të veshur mirë gjatë çdo dite pune në Parlament. Ata gjithashtu marrin 200 euro për të blerë gazeta dhe për të paguar llogaritë në kafene. Me këto dy shtesa, një deputetë vetëm për kostumet dhe pirjen e kafesë i kushton popullit 4400 euro ose 270.600 denarë në vit, ose nëse llogariten 120 deputetët vetëm për këto çështje harxhojnë 528 mijë euro në vit, ose 32.472.000 denarë”, shkruan “Ohridskaj”.

Sipas këtyre llogaritjeve, një deputetë gjatë mandatit katër vjeçar harxhon 17.600 euro, ndërsa gjithë deputetët për katër vite harxhojnë 2.112.000 euro.

Enjoyed this video?
kuvendi-mk-2-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"