Deri në orën 19:00 votuan 41 për qind e qytetarëve

Published on 11-06-2017

Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votimeve deri në orën 19:00, në të gjitha pikat e vendvotimeve në Kosovë, të cilat janë hapur sot në orën 07:00 të mëngjesit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me rezultatet e votimeve deri në orën 19:00, ku numri i përgjithshëm i vendvotimeve është 2.490, ndërsa numri dhe përqindja e vendvotimeve nga të cilat janë dërguar të dhënat është  2.230 / 89,56% të vendvotimeve.

Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar që është regjistruar deri në orën 19:00 është 698.295, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa, përqindja e votuesve që kanë votuar është 41,79 për qind.

Enjoyed this video?
voto
"No Thanks. Please Close This Box!"