Derivatet e naftës me çmime të reja në Maqedoni

Published on 16-10-2017

Çmimet e shitjes me pakicë të binzinës EUROSUPER BS-95, EURODIESEL dhe Vajit ekstra të lehtë, nga mesnata do të shtrenjtohen për 0.50 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 arrin 63 den/lit, i EURODIESEL 51 den/lit dhe Vaji ekstra i lehtë do të kushtojë 39.50 denarë për litër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 do të mbetet 65 denarë për litër.

Për 0.421 denarë shtrenjtohet mazuti M-1 dhe një kilogram do të kushtojë 26.287 denarë.

Enjoyed this video?
Benzina-shtrenjtohet-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"