Dëshmitari i Speciales si ishte kërcënuar nga ish-shefi i njësitit “Alfa”

Published on 16-07-2017

Një dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale ka qenë i rrezikuar dhe nën presion të ish-shefit të njësitit policor Alfa, Ivica Ançevski – Puki, njoftoi Telma.

Sipas procesverbalit të siguruar nga televizioni, dëshmitari D.T,polic në këtë njësi në disa raste ka qenë i kontaktuar nga Puki, me qëllim që ti bëhet presion gjatë dhënies së dëshmisë së tij në gjykatë, në rastin e ndalimit të ish-ministrit të brendshëm, Lube Boshkovski.

Siç mësohet në rastin e tillë bëhet fjalë për ushtrim të presionit dhe ndikim në dhënien e dëshmisë për rastin e njohur “Tortura” që ka të bëjë me Boshkovskin. Në mesin e të akuzuarve nga specialja janë pesë ish-pjesëtarë të njësitit Alfa, mes tyre edhe një polic shqiptar, informon INA.

Ata ngarkohen me akuzën se gjatë arrestimit të Boshkovskit kanë ushtruar dhunë dhe maltretim. (INA)

Enjoyed this video?
lube
"No Thanks. Please Close This Box!"