Digjen dy baraka në Gazi Babë të Shkupit

Published on 25-05-2017

Nuk ka të lënduar në zjarrin e madh i cili mbrëmë kaploi dhe dogji dy baraka në lagjen e Gazi Babës, rruga Zendel Xhemaili.

 

Policia bëri të ditur se zjarri ka kapluar barakën e GJ.V. rreth mesnatës 03:30, e cila për një kohë të shkurtër është djegur. Flaka së shpejti ka kapluar edhe barakën e dytë në pronësi të E.A., por pas një reagimi të shpejtë, zjarri është lokalizuar. Arsyja për zjarrin tani për tani nuk dihet.

Nga MPB thonë se muajve të kaluar në këtë rrugë janë regjistruar një seri zjarresh, në të cilën janë djegur vetura dhe banesa kolektive.

Enjoyed this video?
zjarr-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"