Dika: Nuk i besoj premtimeve të Zaevit, e as kapacitetit të partive shqiptare në qeveri

Published on 12-06-2017

Artan Dika

“Të them të drejtën nuk jam shumë optimist. Nuk i besoj as premtimeve të Zaevit dhe as kapacitetit të partive shqiptare në qeveri. Kam dyshime se Zaevi mund të ketë marrëveshje të fshehtë me Gruevskin, që ky i fundit t’ja lëshojë pushtetin, ndërsa Zaevi të mos ja prek privilegjet atij dhe klanit të tij të ngushtë. Lufta kundër korrpusionit mund të kthehet kështu vetëm në një mashtrim duke u marrë me “peshq më të vegjël”, duke i ndjekur ata gjyqeve me vite, sa për të mashtruar opinionin. Kjo mbetet të shihet. BDI-ja prej kohësh e ka defaktorizuar veten lidhur me vendimmarjet në pushtet dhe në të ardhmen pritet të bëjë po të njejtën gjë që ka bërë në të kaluarën. Ajo tashmë e ka dëshmuar se është një grupacion që e trajton pushtetin si përfitim që duhet ndarë mes njerëzve brenda grupit. Në këtë kuptim Zaevi do ta ketë lehtë me këtë parti. Megjithatë Zaevit do t’i duhet të bëjë disa lëshime ndaj shqiptarëve, besoj pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, në mënyrë që të ruajë votat e tyre, që u tregua me shumë rëndësi në zgjedhje.”, theksoi Dika.

Enjoyed this video?
maxresdefault
"No Thanks. Please Close This Box!"