Dikur të bashkuar rreth një kauze, sot rivalët më të mëdhenj politikë! (FOTO)

Published on 11-07-2017

Sot ata janë dy kandidatët kryesorë për kryeministër, njëkohësisht rivalët më të mëdhenj politikë. Mirëpo Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti jogjithmonë ishin në të tilla pozicione.

Jo shumë muaj më parë Haradinaj dhe Kurti kishin formuar një prej blloqeve më të forta politike opozitare që kishte ekzistuar ndonjëherë në vend.

Së bashku Haradinaj dhe Kurti kishin ndaluar për muaj të tërë ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës e po ashtu edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Bashkëpunimi Kurti dhe Haradinaj ishte testuar shumë herë dhe në shumë mënyra. Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës kishte pasuar me arrestime të shumë deputetëve të opozitës.

E në fotografitë e gazetës “Zëri” kjo ilustrohet më së miri përmes pamjeve që do t’i shihni më poshtë, në të cilat Ramush Haradinaj e madje edhe vëllai i tij Dauti i dilnin në mbrojtje Albin Kurtit derisa Policia e Kosovës tentonte që ta arrestonte atë.

Sot Kurti dhe partia së cilës ai i përket – lëvizja “Vetëvendosje”, kanë refuzuar një takim me liderin e AAK-së të thirrur nga ky i fundit.

E pikërisht për këtë refuzim, anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se ftesa ka qenë krejt normale.

“Është për keqardhje se si një ftesë krejt normale e Ramush Haradinajt, për t’i takuar Mustafën e Ymerin, është shndërruar në një “casus belli” për një luftë propagandistike të këtyre të fundit. As Mustafa, as Ymeri e as Albini, ende nuk e kanë kuptuar se Ramush Haradinaj, është po a i njëjti që ata e kanë njohur gjithmonë dhe shpesh edhe e kanë admiruar”, ka thënë Nitaj.

Ai ka shtuar se Haradinaj është “po i njëjti, i sinqertë deri në dhimbje, që sa herë është nevoja i thërret në takim, i thërret për të parë nëse ka çfarë bisedohet për ‘këtë vend të mjerë’, pikërisht siç kishte bërë një herë në mesnatë e midis tymnaje, për ta nxjerrë Albin Kurtin që mbahej ‘esir’ nga policia, apo pikërisht si në kohën e VLAN-it, që pagoi çmim të lartë, për të mos e lënë Isa Mustafën në lloç”, ka thënë ai.

Enjoyed this video?
19897868_10213377545373620_1294560022_o-730x440-1-640x300
"No Thanks. Please Close This Box!"