Dimitrov: Kjo qeveri është e vendosur që Maqedoninë ta bëjë shtet evropian

Published on 04-06-2017

Qeveria e re reformuese e Maqedonisë është serioze është e vendosur që vendin ta bëjë shtet evropian. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Brdo, në kuadër të Samitit të liderëve Brdo-Brioni.

“I kam bindur kolegët e mi se etja ekziston tek populli i Maqedonisë, tek qytetarët, pas këtij ankthi që kemi kaluar, për institucionet të forta, për drejtësi, për ligje mbi poitikën. Mundësia është në atë që qeveria e re reformuese e Maqedonisë është e përgatitur seriozisht dhe e vendosur që vendin tonë ta bëjë Maqedoni evropiane”, ka deklaruar Dimitrov.

Enjoyed this video?
Nikolla-Dimitrov-780x439 (1)
"No Thanks. Please Close This Box!"