Dimovski i VMRO-së akuzon Hanin se “po përzihet në punët e Maqedonisë”

Published on 27-02-2017

dimovski5001

“Vetëm dhjetë ditë më parë në Shkup publikisht thatë se nuk do të përziheni, ndërkaq tani publikoni në Tuiter se presidenti Ivanov duhet t’ia japë mandatin atij ose këtij… A nuk është kjo përzierje?”, e pyet deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, njofton Portalb.mk.

“Kur tani keni vendosur që kryetarit të Republikës së Maqedonisë, të zgjedhur nga qytetarët, t’i tregoni se çfarë të bëjë me mandatin, mirë është edhe të thoni se çfarë mënoni për propozimin në ven 67, Qeveria e re të përkrahet nga 100 deputetë, por pa ridefinim të shtetit, pa dygjuhësi të tërë territorit, pa binacionalitet, ndërkaq me ruajtje të unitaritetit, emrit dhe identitetit? Thatë se duhet Qeveri më të gjerë, ja. Nëse njëherë e keni shkelur premtimin se nuk do të përziheni, urdhëroni edhe për së dytir herë, përgjigjuni”, shkroi në “Facebook”, Dimovski.

Në ndërkohë, simpatizantët e VMRO-DPMNE-së, në statusin e Dimovskit kanë adresuar një sërë fyerjesh, kritikash dhe akuzash ndaj eurokomisionarit Han.

Enjoyed this video?
dimovski5001
"No Thanks. Please Close This Box!"